Taravari uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Advertisement

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/27.

Në urimin e tij, Taravari ka shprehur dëshirat për shëndet, sukses, motivim dhe rezultate të mira në procesin e arsimimit.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët shpreh urimet më të përzemërta për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/27 për të gjithë nxënësit, fëmijët tanë të dashur dhe mësimdhënësit. Uroj që në radhë të parë të gëzoni shëndet të plotë, të keni energji, motivim e frymëzim në nxënien e dijes”, ka shkruar Taravari.

Ai ka uruar që fëmijët, përmes dijes dhe edukimit, të bëhen të dobishëm për familjet e tyre dhe shoqërinë.

Taravari ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mësuesit dhe mësueset, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

“Mirënjohje dhe falënderime të përzemërta për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë të nderuar, të cilët me përkushtim, durim e dashuri të pashtershme ndërtojnë çdo ditë të ardhmen e nxënësve tanë. Qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë”, ka përfunduar Taravari.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit