Viti i ri shkollor në Komunën e Haraçinës ka nisur me përmirësime në objektet shkollore, ku nxënësit janë pritur në hapësira të rinovuara dhe me kushte më të përshtatshme për mësim.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka publikuar fotografi nga ambientet e shkollave, duke treguar investimet e bëra për përmirësimin e kushteve për nxënësit.
“Me shkolla të rinovuara, klasa më të bukura dhe ambiente më të mira për fëmijët tanë, kështu po e fillojmë vitin e ri shkollor në Haraçinë”, ka shkruar Beqiri.
Sipas tij, investimi në hapësirat ku mësojnë fëmijët është një detyrim dhe përgjegjësi ndaj gjeneratave të ardhshme.
“Jua kemi borxh fëmijëve. Vetëm punë!”, ka shkruar në fund kryetari Beqiri.






