18.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Taravari nga Berlini: 24 Prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj

Koalicioni i VLEN-it, sonte ka qëndruar në Berlin ku është pritur në numër shumë të madh nga mërgata shqiptare. Kandidati për president, Arben Taravari, nga tubimi qendror theksoi se asnjë proces politik nuk është bërë pa diasporën andaj edhe kësaj radhe diaspora do të sensibilizohet për të bërë ndryshimin politik më 24 Prill dhe 8 Maj.

“Nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve. Ata sensibilizojnë popullatën dhe tregojnë se sa është e rëndësishme të votohet për tu bërë ndryshimi. U bashkuam edhe ne tani e bëmë punën tonë, ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, votonin rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni të Veriut. Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni të Veiut. Ju mund të komunikoni me plotë njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”- marrë nga fjalimi i Arben Taravarit në tubimin qendror me mërgatën në Berlin.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit