15.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Një Stand Up Comedy e veçantë në Kumanovë (Foto)

Kultura dhe artistët po e përafrojnë akoma më shumë qytetin e Kumanovës dhe Gjilanit. Në këtë rast nuk mungon edhe Tetova.

Dy aktorë të njohur nga Gjilani, Kushtrim Qerimi dhe Avni Shkodra do të realizojnë një stand up comedy në Kumanovë, ku si rrallë herë do bashkëbisedohet me publikun për problemet sociale dhe të përditshme, me të cilat përballemi çdo ditë si dhe në fund, qershia mbi tortë, Hasim Memishi-Sopi do të flas për  të bëmat e politikës.

Më e rëndësishmja e të gjithave? Të mësojmë të qeshim me jetën e me veten. Si në një lojë.

Por kjo nuk është e gjitha, dy aktorët gjilanas thonë për agjencinë e lajmeve INA se janë të gatshëm të bashkëpunojnë ngushtë me aktorët kumanovarë në projekte të përbashkëta si shfaqje, festivale, stand up comedy e kështu me rradhë.

Në fund të fundit, arti dhe e bukura gjithmon duhet të na bashkojnë.

Mos mungoni në këtë shfaqje e cila jepet më 29 Prill të këtij muajit në ora 19:00 tek salla e Zanateve në Kumanovë. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit