Takohen Siljanovska-Davkova dhe Shiroka-Pula: Brdo-Brioni, urë drejt besimit dhe perspektivës evropiane

Advertisement

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, përcjell TV21.

Siç njoftojnë nga presidenca e Maqedonisë së Veriut, “Siljanovska-Davkova theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë miqësore dhe karakterizohen nga komunikimi i hapur ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe nga bashkëpunimi intensiv ekonomik, tregtar dhe kulturor”.

Që të dy presidentet kanë vlerësuar lartë pjesëmarrjen e grave në Samitin e Brdo-Brionit, duke potencuar nevojën për bashkëpunim me të gjerë dhe intensiv në arsim dhe shkencë.

“Të dy presidentet përshëndetën përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave në takimin e sotëm, ndërsa si profesoresha theksuan nevojën për bashkëpunim më të gjerë dhe më intensiv në fushën e arsimit dhe shkencës. Presidentet vlerësuan se fqinjësia e mirë është një parakusht i rëndësishëm për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në Procesin Brdo-Brioni shohin një instrument të domosdoshëm për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe sigurimin e një perspektive të qëndrueshme evropiane”, përfundojnë nga Presidenca.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit