Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Advertisement

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim Shkëlqesinë e Saj, ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, znj. Nicole Varnes.

Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e decentralizimit, fuqizimin e pushtetit lokal dhe krijimin e mekanizmave më efikasë për mbështetjen e komunave përmes projekteve konkrete zhvillimore, me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryetari Limani theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset demokratike, forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e pushtetit lokal përbën një vlerë të rëndësishme për avancimin e shoqërisë dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Në vazhdim të vizitës, kryetari Limani dhe znj. Varnes vizituan Qendrën për trajtimin e fëmijëve me autizëm „Blue Puzzle“, ku u njohën nga afër me punën profesionale të qendrës, aktivitetet e saj dhe përkushtimin e stafit në ofrimin e mbështetjes për fëmijët dhe familjet e tyre.

Vizita përbën një dëshmi të rëndësisë së dialogut institucional dhe partneritetit ndërmjet nivelit lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë, me synim avancimin e qeverisjes demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndërtimin e një shoqërie me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit