Takimi Minçev-Klekovski, në fokus bashkëpunimi dhe zhvillimi i ardhshëm

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev sot është takuar me drejtorin e Fondit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

“Ministri Minçev dhe drejtori Klekovski shkëmbyen ide për optimizimin e proceseve, si dhe për përmirësimin e efikasitetit dhe transparencën në menaxhimin e burimeve shëndetësore. Të dyja palët ranë dakord se bashkëpunimi i integruar është kyç për arritjen e qëllimeve shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët”, thuhet në deklaratë.

Minçev dhe Klekovski, siç thuhet, ranë dakord se dialogu në vazhdimësi dhe puna e përbashkët do të arrijnë efekt pozitiv të sistemit të shëndetësisë dhe administratës publike në pëegjithësi.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit