23.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Takimi Mickoski-Stirk: Procesi zgjedhor të zhvillohet në një atmosferë të drejtë dhe demokratike

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timcho Mucunski, u takuan sot me Gillian Stirk, shefe e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme të OSBE-së, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-së.

Në takim Mickoski shprehu pritje që procesi zgjedhor të kalojë në një atmosferë të drejtë dhe demokratike.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski i njoftoi përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it se ka dyshime që  ekziston mundësia për keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor nga LSDM dhe BDI.

Në takimin me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR-it, Mickoski theksoi nevojën që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të zhvillohen në një atmosferë paqësore./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit