17.8 C
Skopje
Monday, May 6, 2024

Takimi Dameva-Gir/Ambasadori BE-së: Ishim të shqetësuar për mënyrën e shkarkimit të saj

I pyetur për takimin e djeshëm me kryetaren e rikthyer të Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir, tha se kanë folur për gjendjen në Këshill dhe se si BE kanë qenë të shqetësuar për mënyrën e shkarkimit të Damevës dhe vendosjen e kryetarit të ri. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse nuk jam takuar me kryetarin e ri, tha Gir, duke shtuar se shqetësimet e zyrës së BE-së u adresuan nga ana e Gjykatës Administrative dhe vendimi i saj që Dameva sërish të kthehet në postin e kryetares.

“Arsyeja e këtij takimit ishte që të flisnim për gjendjet në Këshillin Gjyqësor dhe në lidhje me rekomandimet që u publikuan nga Misioni vlerësues i BE-së vitin e kaluar, folëm për ato rekomandime dhe masat që do të merren nga ana e Këshillit Gjyqësor. Ishte mbledhje produktive dhe shpresoj që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor ta kthejnë faqen dhe fokusohen në zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues i BE-së”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në RMV.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit