I ftuar në Daily Click, zv/drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Nazim Taipi tha se, ndonëse rruga Shkup-Bllacë ka me dekada që premtohet por fatkeqësisht, ende nuk ka përfunduar, përcjell TV21. Për 2 kilometrat që u tha se do të përurohen në muajin tetor, që Taipi i quajti kilometrat e famshme, e shtyu afatin deri në muajin e ardhshëm.
“Rruga Shkup-Bllacë është përfolur shumë gjatë. Per këtë rrugë janë bërë shumë oferta dhe premtime dhe dekada dhe më vije keq se në 10 vitet e fundit në çdo cikël zgjedhor, është bërë premtimi për ta ndërtuar këtë rrugë por tash pas 10 viteve kemi ardhur që të ndërtojmë vetëm 2 kilometra rrugë. Momentalisht, në atë 2 kilometërshin e famshëm janë kryer punimet 97-98 për qind dhe pritet shumë shpejt të lëshohen në përdorim”, tha Nazim Taipi.
-Së shpejti kur?
-Kemi aty në aspektin teknik ka edhe do pengesa të vogla, jemi në fazën e sinjalizimit por mendojmë që brenda muajit të ardhshëm të përfundojë kjo rrugë, tha Taipi.