14.8 C
Skopje
Thursday, May 9, 2024

Sulm ajror në kampin e refugjatëve Rafah dhe Nuseirat, mes viktimave dhe 8 fëmijë

Numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës në kampin Rafah dhe Nuseirat është rritur në 15. Mediat e huaja raportojnë se 8 persona u vranë në Rafah ndërsa 7 të tjerët në Nuseirat.
Shumica e të vrarëve ishin fëmijë, raporton Al Jazeera. Vrasjet e tetë fëmijëve i shtohen një numri prej më shumë se 14,500 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Gaza, që përfaqëson rreth 42 për qind të të gjitha vdekjeve.

Kujtojmë që Hamasi deklaroi në orët e para të së shtunës se po shqyrtonte një kundërpropozim nga Izraeli në lidhje me kushtet për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve.

Të premten, zyrtarët izraelitë u thanë homologëve të tyre egjiptianë se Izraeli është gati t’u japë negociatave “një shans të fundit” për të arritur një marrëveshje me Hamasin për lirimin e pengjeve përpara se të vazhdojë me operacionin e tij tokësor në Rafah.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit