Stuhia ka dëmtuar edhe “Vilën Vodno” dhe institucione tjera shtetërore

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi mbrëmë vonë se stuhia ka shkaktuar pasojat më të mëdha në zonën e SPB Shkup, ku deri në orën 22:00 janë evidentuar 117 automjete të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara, 7 semaforë të dëmtuar, 5 zjarre dhe 10 persona të lënduar.
Përveç kësaj, janë dëmtuar edhe disa objekte me rëndësi jetike, ndër to objektet e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kompleksi “Vila Vodno”, Baza Policore e Aeroportit në Petrovec, objekti i “Nova Makedonija”, si dhe ndërtesat e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë dhe Prokurorisë Publike.
“Në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare – Veri, pasojat më të mëdha janë regjistruar në Pikën Kufitare Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, ku për shkak të rrjedhjes së çatisë u ndërpre puna në daljen nga shteti për rreth një orë e gjysmë.

Në Qendrën Transitore Tabanoc janë regjistruar dëmtime në një pjesë të objekteve të përkohshme për akomodimin e migrantëve (çadra dhe objekte ndihmëse), si dhe pemë të rrëzuara, por pa dëme materiale”, njoftuan nga MPB.

Ndërkohë, sot nga Qendra Sportive “Boris Trajkovski” bënë të ditur se pishina ka pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e stuhisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit