18.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Stuhia dhe rreshjet shkaktojnë probleme në disa pjesë të shqipërisë

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe bllokime të akseve rrugore në të cilat kanë rënë gurë dhe inerte.

Kështu, akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë, Gramsh-Moglicë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Sterbleve kane pasur rënie inertesh e gurësh, ndërsa akset rurale të bashkisë Librazhd dhe te bashkisë Gramsh e Cërrik kanë pasur inerte dhe depërtim të ujërave në rrugë.

Gjithashtu, prurjet e lumenjve e përrenjve janë në nivel mesatar. Ndërsa gjatë orëve të natës kemi pasur reshje shiu me intensitet mesatar të cilat deri në mëngjesin e sotëm kanë arritur në 50mm.

Ndërkaq, ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në një pjesë të qytetit të Peqinit, rrethinat e Cërrikut, në Labinot Mal, Funarë, bashkia Elbasan, Shalë e Mollas të bashkisë Cërrik,  Orenjë e Steblevë, bashkia Librazhd dhe njësia administrative Porocan të bashkisë Gramsh. Ndërsa bëhet e ditur se është duke u punuar për riparimin e defekteve, raportojnë korrespondentët e RTSH-së.

Reshjet e shiut kanë vijuar pa ndërprerje edhe gjatë natës duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Rruga e Arbrit vijon të jetë problematike pasi ka rënie gurësh here pas here, ndërsa në fshatin ‘Fshat’ është çarë asfalti. Probleme ka edhe rruga nacionale Klos – Bulqizë me rënien e gurëve. Ndërkohë shumë fshatra të Dibrës janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimin të shtyllave.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit