16.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Strugë, vaksinimi tek fëmijët bëhet rregullisht

Teksa në të gjithë vendin numri i vaksinimit të fëmijëve lë për të dëshiruar, në qytetin e Strugës ky numër është shumë i lartë. Mjekët thonë se prindërit në Strugë janë të vetedijshëm se duhet t’i vaksinojnë fëmijët dhe kjo ndihmon në shmangjen e përhapjes së ndonjë epidemie. Megjithatë, ka rënie tek numri i rivaksinimeve, tek fëmijët 1 vjeç e gjysem. Sipas mjekëve kjo ndodh për shkak se prindërit dyshojnë qe kjo vaksinë mund të ndikojë tek zhvillimi i fëmijës.

“Vaksinimi tek ne është duke shkuar shumë mirë, përqindja e imunizimit është shumë e lartë. Tek fëmijë e vegjël pothuajse 99% janë të vaksinuar me DTP dhe Polio vaksinë dhe të tjera që janë në kombinim me to. Vetëm tek rivaksinimi I parë kemi numër pak më të ulët, ku numri bie tek 80%, kjo për shkak se është krijuar një ide që vaksina kundër fruthit ndikon në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve, gjë që nuk është e vërtet dhe dëshmohet me fakte.”, u shpreh mjekja Bozana Velkoska.

Në Strugë ka pasur disa raste me kollën e keqe tek fëmijët, por kane qenë me simptoma më të lehta, për shkak se fëmijët kanë qenë të vaksinuar.

“Në këtë situatë ku është shpallur epidemi në kryqytet, ne këtu kemi pasur nga 2 raste me pertusis, megjithatë janë fëmijē të cilët janë të vaksinuar dhe kaluan shumë lehtë. Prandaj apeloj që prindërit të mos bëjnë eksperimente me fëmijët por ti vaksinojnë, e të mos vijë situata që këto sëmundje të marrin jetë.”, tha Velkoska.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit