26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Strugë: I tha “i korruptuar” – Merko padit këshilltarin e Kurtit!

Qoku: Çdo gjë e ka thënë DASH – Merko në situatë të pafavorshme

Në Gjykatën Themelore të Strugës, sot u mbajt seanca fillestare ku përballë njëri tjetrit ishin Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës dhe Bekim Qoku, aktivist dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Një shkrim në Facebook, aktivistit dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje për Maqedoni, Bekim Qokut, i ka kushtuar me padi për shpifje nga ana e Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Qoku në një shkrim të tij ka thënë se Merko është i korruptuar, ndërsa kjo e ka prekur kreun e Komunës së Strugës, i cili e ka paditur dhe kërkon llogari nga Qoku në gjykatë”, raporton gazetari i KlanM nga Struga, Albrim Hoxha.

Qoku në seancë, por edhe pas saj u shpreh se kjo seancë vjen 4 muaj pas shpalljes “non grata” të Ramiz Merkos nga ana e DASH-it, pikërisht për korrupsion dhe ndërhyrje në gjyqësor.

“Në këtë gjykatë unë sot tregova se asgjë nuk është ndërmarrë dhe çfarëdo që të them unë në këtë gjykatë, vetëm se do ta prishte atë që tha DASH kur e futi në listë të zezë z.Merko. Merko tregon një ironi në praktikë, kur nga pozita e të akuzuarit për korrupsion madhor nga DASH, ai më padit për korrupsion. Pra thjesht është një ironi e sarkazëm e paparë dhe paturpësi nga pushteti absolut që ky njeri e gëzon në Strugë dhe Maqedoninë e Veriut. Ramiz Merko është pjesë e një sistemi tejet të prishur. Këtë e thonë të gjitha anketimet, të gjitha hulumtime e thotë bashkësia evropiane, e thotë DASH. Pra edhe në qoftë se e fiton gjyqin kundër meje, rezulton se unë kam pasur të drejtë dhe DASH ka pasur të drejtë ku e akuzon për ndërhyrje në gjyqësor. Në qoftë se e humbet gjyqin Merko, kjo do të më japë mua të drejtë se i kam thënë atij ‘i korruptuar’. Merko, në të dyja rastet është i humbur. Pas shpalljes ‘no grata’ të Merkos, këtu çdo gjë ka marrë fund”, deklaroi Bekim Qoku.

Ramiz Merko nga ana tjetër nuk u deklarua për mediat, ndërsa në seancë, para gjyqtares së lëndës u shpreh se nga shkrimet e Qokut shqetësohen ai dhe familja e tij.

Seanca e sotme përfundoi pas thënies së fjalëve fillestare të të dyja palëve, ndërsa seanca kryesore është caktuar për më 24 dhjetor./KlanMacedonia

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit