Struganët “gozhdojnë” publikisht këshilltarët që nuk votuan për stacionin e qenve

Advertisement

Disa ditë pasi Këshilltarët e AKI-së, Listës Merko dhe Levicës, nuk e votuan propozimin për ndërtimin e stacionit për qentë endacakë, në qytet, në Urën “Naser Hani” është shfaqur një pankartë me emrat e këshilltarëve që votuan kundër.

Në mbishkrim ata akuzohen se nuk e mbështetën projektin dhe se nuk i mbajtën premtimet e dhëna.Ky veprim vjen si reagim pas seancës së Këshillit Komunal, ku propozimi për stacionin e qenve endacakë nuk mori votat e nevojshme për t’u miratuar.

Fotografia e pankartës është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit