Struga bëhet gati për një mbrëmje të veçantë muzikore më 2 gusht, ku tre ikona të muzikës shqiptare, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, do të ngjiten në skenën e Coral Beach.
Tre artistët do të performojnë së bashku në koncertin “3 Musketierët”, duke sjellë për publikun këngë të dashura që kanë shoqëruar breza të tërë.
Koncerti nis në orën 21:00, ndërsa biletat mund të blihen në hyrje. Për rezervime, mund të kontaktoni në numrat +355 67 207 8757 dhe +389 78 430 141.
Një natë me muzikë, nostalgji dhe emocione buzë liqenit të Strugës pritet të mbledhë adhurues të shumtë të muzikës shqiptare.






