Stojanoski:Me ribalancin e Buxhetit ndahen mjete shtesë për realizimin e projekteve kapitale që do të gjenerojnë rritje të mëtejshme ekonomike

Advertisement

Mjetet për realizimin e projekteve kapitale janë rritur me 14,5%, ndërsa njëkohësisht janë shtuar fondet edhe për transfertat sociale dhe për detyrimet që shteti ka ndaj qytetarëve, si për paga më të larta ashtu edhe për pensione më të larta. Mendoj se kjo është thelbi i një dokumenti të tillë buxhetor”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, gjatë paraqitjes së tij në edicionin e lajmeve në MRT1.

Deputeti Stojanoski theksoi se ribalanci i buxhetit bëhet në momente kur disa prioritete duhet të rishikohen, përkatësisht kur disa zëra buxhetorë duhet të marrin përparësi më të madhe, veçanërisht ata që garantojnë realizimin e më shumë projekteve kapitale.

Mbi pesë miliardë denarë shtesë janë paraparë për realizimin e projekteve kapitale nga ky moment deri në fund të vitit. Nënprogramet zhvillimore janë rritur me më shumë se katër miliardë denarë, gjë që tregon se zgjerimi i deficitit do të përdoret ekskluzivisht për financimin e projekteve kapitale, të cilat do të gjenerojnë rritje ekonomike”, tha Stojanoski.

Ai rikujtoi se gjatë shtatë tremujorëve të fundit rritja e Bruto Produktit Vendor (BPV) ka qenë mbi 3%, duke shtuar se kjo rritje është nxitur nga investimet në projektet kapitale, investimet e huaja direkte dhe mbështetja për ekonominë vendase.

Ne vendosëm të investojmë mjete shtesë në realizimin e projekteve kapitale, në mënyrë që të mbështesim modelin tonë të rritjes së Bruto Produktit Vendor. Kjo është plotësisht e qartë”, tha Stojanoski, duke shtuar:

Në këtë moment qytetarët duhet të jenë të qetë. Borxhi publik nuk do të rritet, përkundrazi, sot pamë se ai është ulur. Gjithçka që do të financohet përmes deficitit do të shkojë ekskluzivisht në projekte me efekt shumëfishues për ekonominë, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.”

Stojanoski gjithashtu theksoi se muaji qershor ishte historik për nga të hyrat e mbledhura nga detyrimet doganore që prej pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Sipas tij, shteti ka inkasuar 50 milionë euro më shumë vetëm nga detyrimet doganore.

Edhe të hyrat nga taksat janë më të larta. Arkëtimi i tyre shënon rritje dyshifrore – 16%, 14% dhe 12%, varësisht nga lloji i tatimit. Kjo do të thotë se shteti po e frenon ekonominë informale, ka më shumë tatimpagues dhe importues të disiplinuar, dhe kjo na jep hapësirë të tregojmë se ky ribalanc i hartuar në këtë mënyrë mund t’i përballojë edhe kriza më serioze se ato që janë të pranishme aktualisht”, përfundoi Stojanoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit