7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Stoilkovski: Lotaria Shtetërore, 12 milion euro për aparate bixhozi

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski deklaron se Lotaria Shtetërore e udhëhequr nga kuadër i BDI-së, për vetëm dy javë ka dhënë 12 milion euro për aparate bixhozi. Stoilkovski nënvizon se i ish shefi i kabinetit të Artan Grubit, tani drejtor i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, këtë pagesë e ka bëra nga 4 deri më 18 janar. Ai shton se kjo po ndodh si rezultat i papërgjegjësisë dhe heshtjes së institucioneve të udhëhequra nga LSDM dhe BDI.

“LSD dhe BDI shkurtojnë paga nën minimalen, në Fondin për Sigurim Shëndetësor, nuk u japin bursa studentëve, nuk kanë para për bujqit, LSD dhe BDI i rritën faturat e energjisë elektrike, ndërsa për dy javë në janar, LSD dhe BDI kanë dhënë 12 milion euro për aparate të bixhozit, që Përparim Bajrami dhe Artan Grubi të jenë të lumtur. 12 milion euro në janar për aparate për bixhoz, janë rezultat i heshtjes së institucioneve dhe LSDM-së para fakteve, kur që nga muaji tetor kemi theksuar për dhunë të legalizuar me nënshkrim të Grubit për hapjen e kazinove të reja”, deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit