Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkovik, zhvilloi sot takim pune me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer, ku u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mundësitë për avancimin e tij.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për temat me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në zhvillimin lokal dhe forcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale.
Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe projekti për zhvillimin e shërbimit zjarrfikës. Në këtë drejtim u theksua rëndësia e mbështetjes për përmirësimin e kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse në nivel lokal, si dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira.
Stoilkovik vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se bashkëpunimi dhe përvoja austriake mund të kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit të vetëqeverisjes lokale.
Në fund të takimit u shpreh gatishmëri për vazhdimin e dialogut dhe për gjetjen e mundësive të reja për bashkëpunim konkret në interes të qytetarëve dhe komuniteteve lokale.






