Me rastin e dy vjetorit nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, në të cilat qytetarët e komunës së Gazi Babës ia dhanë besimin kryetarit Boban Stefkovski, ai mëngjesin e sotëm në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një video adresim drejtuar qytetarëve.
Në fjalën e tij, kryetari Stefkovski falënderoi qytetarët e Komunës së Gazi Babës për besimin e dhënë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe theksoi se në dy vitet e fundit të mandatit në komunë janë realizuar 420 projekte të reja.
Po ashtu, Stefkovski informon se një ekip në Komunë më shumë se një muaj është duke punuar në përgatitjen e një raporti, i cili do t’u prezantohet qytetarëve për punën e dy viteve të fundit.