14.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

Spasovski: Po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme

Me mbylljen e këtij kapitulli, besoj se po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ish ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Mandati im në MPB ishte një periudhë e ndryshimeve intensive, reformave të forta dhe angazhimit të palodhur ndaj sigurisë së qytetarëve. MPB e përforcoi kapacitetin e saj për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe paligjshmërisë. Vendosëm standarde të reja dhe pajisje në punën e policisë, që dukshëm e përmirësoi efikasitetin dhe transparencën e këtij institucioni. Këto përpjekje rezultuan me shkallë më të lartë të sigurisë dhe besimit nga ana e opinionit”, thekson Spasovski.

Ai i referohet edhe aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së, të kushteve në punë dhe pagave të të punësuarve në Ministri.

Arritëm të rikonstruojmë 80 objekte me 17 milionë euro, të ndërtojmë qendër të re ITK me infrastrukturë informatike të kompletuar të ndëryshojmë sistemin i cili ishte nga vitet e tetëdhjeta. Të ndërtojmë një laborator të forenzikës më bashkëkohore, të ndërtojmë stacion të ri policor në Aerodrom, të fillojmë me rikonstruimin e gjithë sistemit të shërbimeve udhëheqëse në objektin e RTVM-së, me 13 milionë euro të investuara të furnizojmë uniforma dhe pajisje. Arritëm ta rrisim pagën e të punësuarve për 35 për qind, të paguajmë 6 paga bonus. Kemi treguar se një polici e kënaqur mund të japë rezultate të larta”, citon Spasovski.

Ai e theksoi edhe vlerën e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar në kontekst të mandatit të tij të deritanishëm si ministër i Punëve të Brendshme.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes me Agjencinë Evropiane FRONTEKS, besimi i shprehur për organizimin e Konferencës së 50-të Rjaonale Evropiane të INTERPOL-it në Ohër dhe Samiti i 30-të i OSBE-së në Shkup, përforcimi i lidhjeve me partnerët ndërkombëtar dhe organizatat relevante treguan se Republika e Maqedonisë së Veirut është një partner përgjegjës dhe i përkushtuar në përpjekjet  globale për stabilitet dhe siguri. Kështu, sipas Indeksit global të paqes Republika e Maqedonisë së Veriut është shpallur vendi më i sigurt në Ballkan, në shoqërinë e 40-të vendeve më të sigurta në botë. Duke e mbyllur këtë kapitull, besoj se po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme. Ju falënderoj për mundësinë të dëshmojmë se koncepti “MPB për Qytetarët” është i suksesshëm “, shkruan Spasovski në postim.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit