9.8 C
Skopje
Sunday, May 12, 2024

Spasovski: Pajtohem me Agelerin, por faji për mos ndëshkimin e kriminelëve nuk e ka MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se shpesh ka folur për mosndëshkimin e kriminelëve dhe se sistemi gjyqësor duhet të konsolidohet.

Deklarata e Spasovskit vjen pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke komentuar vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, tha se ishte sistemi që nuk e ndihmoi atë vajzë të re.

“Këtë e them shpesh para mediave. Kur fola edhe për pandëshkueshmërinë e të gjithë atyre që grabitën shtetin, që shkatërruan popullin në periudhën e kaluar dhe ishin kryesorët në shoqëri pa mbajtur përgjegjësi si dhe kur fola për konsolidimin e sistemit gjyqësor. E gjithë kjo është diçka që duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë si kusht që duhet ndryshuar. Ndryshimi dhe konsolidimi i sistemit duhet të bëhet shpejt dhe me efikasitet.”, ka deklaruar Spasovski, raporton SHENJA.

I pyetur se cili është roli i policisë kundrejt Prokurorisë në aspektin e mosndëshkimit, Spasovski tha se për këtë flasin shifrat.

Lidhur me deklaratën e ambasadores Ageler se institucionet duhet të rishqyrtojnë se si lejuan vrasjen e një fëmije, Spasovski përsëriti qëndrimin se duhet konsoliduar i gjithë sistemi në aspektin e hetimeve, gjykimeve dhe në lidhje me ekzekutimin e sanksioneve.

Ambasadorja amerikane Angela Ageler, në një intervistë televizive duke iu referuar vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, tha se sistemi nuk e ka ndihmuar atë vajzë të re. Ajo tha gjithashtu se është koha që institucionet t’i hedhin një vështrim të thellë vetes dhe të pyesin veten se çfarë mund të kishin bërë për të shpëtuar këtë vajzë të re dhe të gjithë fëmijët e tjerë në vend. Ageler u bëri thirrje institucioneve të pyesin veten se pse i lejuan kriminelët të lëvizin lirshëm.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit