Spanja ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026. Ferran Torres realizoi në minutën e 106-të të vazhdimeve, duke i dhënë avantazhin iberikëve në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes.
Pas një finaleje të luftuar dhe 90 minutave pa gola, Spanja më në fund gjeti rrugën e rrjetës, duke shpërblyer dominimin që kishte treguar gjatë pjesës më të madhe të takimit. Argjentina tani do të kërkojë reagimin në minutat e mbetura për të shmangur humbjen dhe për ta çuar finalen drejt penalltive.





