Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Gi Parmelen sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend, me çka në Shkup do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni, njofton MPB.
Për shkak të vizitës, Njësia për siguri në trafikun rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit.





