14.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Sot në shkollë sa për sy e faqe – Shkollat ku do të zhvillohet votimi për zgjedhjet ishin gjysmë të zbrazura

Shkollat ku do të zhvillohet votimi për zgjedhjet presidenciale sot ishin gjysmë të zbrazura. Për shkak të orarit të shkurtuar për mësim që paraprakisht u paralajmërua nga Ministria e Arsimit, ishte i vogël numri i nxënësve që zhvilluan procesin mësimor. Madje, disa prej tyre thanë se në shkollë shkuan sa për sy e faqe.

“Sa orë i mbajtët? Gjashtë orë, një orë ishte 20 minuta. Nuk kishte shumë fëmijë dhe orët ishin shumë të shkurtuara”, tha një nxënës.“Në klasën tonë ishim 14 nxënës, pesë nxënës mungonin”, u shpreh një nxënës tjetër.

Përveç ditës së sotme, nxënësit kujtojnë institucionet përgjegjëse se një pamje e këtillë do të përsëritet edhe tri të shtunave që duhet të punohen.

“A jeni të njoftuar se do ti mësoni tre të shtuna? Po. Do të vini? Jo, nuk do të vijmë”, tha një nxënës tjetër.

“S’kam koment tash, ato e dinë punën e tyre, ne vetëm nxënës jemi. Nuk e di a do të mund të realizohet se normal, nxënësit nuk do të duan ta mbajnë orën, po ashtu është tash puna, çfarë të bëjmë”, u shpreh një nxënës.

“Unë mendoj se nuk është efektive pasiqë në ditë pune nuk punohet pse të punojmë në ditë jo pune. Mundet zgjedhjet të mbahen në ditë jo pune”, theksoi një nxënës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka njoftuar shkollat fillore në vend se ditët e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, 24 Prill dhe 8 Maj do të kompensohen. Sipas MASH-it, zëvendësimi do të bëhet në dy të shtunat vijuese, 18 Maj dhe 1 Qershor, pavarësisht që Qeveria ditën e zgjedhjeve e ka shpallur ditë jo pune.

Nga MASH thonë se këto ditë duhet punuar për shkak të plotësimit të Kalendarit mësimor që për shkollat fillore parasheh 180 ditë proces mësimor. Përveç kompensimit të ditëve të zgjedhjeve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i obligon shkollat fillore në Qytetin e Shkupit që më 15 qershor të plotësojnë orët e humbura të datës 30 Nëntor të vitit të kaluar, e cila ishte ditë jopune për shkak të mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit