16.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Sot në shkollë sa për sy e faqe – Shkollat ku do të zhvillohet votimi për zgjedhjet ishin gjysmë të zbrazura

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sërish me vendim të ri. Bën të ditur se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntor 2023 kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave. Sipas MASH, plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve gjatë ditëve të punës, në kuadër të orarit gjashtë orësh të kohës së punës së mësimdhënësve.

Ndërkohë gjatë ditës shkollat ku do të zhvillohet votimi për zgjedhjet presidenciale sot ishin gjysmë të zbrazura. Për shkak të orarit të shkurtuar për mësim që paraprakisht u paralajmërua nga Ministria e Arsimit, ishte i vogël numri i nxënësve që zhvilluan procesin mësimor. Madje, disa prej tyre thanë se në shkollë shkuan sa për sy e faqe.

“Sa orë i mbajtët? Gjashtë orë, një orë ishte 20 minuta. Nuk kishte shumë fëmijë dhe orët ishin shumë të shkurtuara”, tha një nxënës.

“Në klasën tonë ishim 14 nxënës, pesë nxënës mungonin”, shtoi një nxënës.

Ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte njoftuar shkollat fillore në vend se ditët e zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe ajo e OSBE-s do të kompensohen në maj dhe 15 qershor. Nga MASH theksuan se këto ditë duhet punuar për shkak të plotësimit të Kalendarit mësimor që për shkollat fillore parasheh 180 ditë proces mësimor. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit