Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në vend dhe në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam.

Që në orët e para të mëngjesit, në xhami është falur namazi i Bajramit, ku besimtarët kanë lutur për paqe, shëndet, falje dhe mirësi. Pas faljes, qytetarët kanë uruar njëri-tjetrin me mesazhe paqeje, harmonie dhe begatie në familje.

Udhëheqësit fetarë kanë apeluar për më shumë solidaritet, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe ruajtje të vlerave familjare e shpirtërore.

Kurban Bajrami njihet si festë e sakrificës, shpresës dhe humanizmit. Sipas traditës islame, karakteristikë e kësaj feste është edhe therja e kurbanit, si simbol i afrimit ndaj Zotit dhe përkushtimit ndaj besimit./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit