24.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Sot 3 tubime përfundimtare të fushatës presidenciale, por vazhdon fushata për parlamentaret

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ku kandidatët presidencialë, por edhe kandidatët për deputetë në të gjashtë zonat zgjedhore, po prezantojnë programet e tyre.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të mërkurën më 24 prill, ndërsa raundi i dytë është paraparë të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane dhe kandidati për president Stevo Pendarovski sot në Shkup para selisë së BE-së do të mbajnë tubimin qendror, të cilit do t’i drejtohen kryetari i PES Stefan Leven, kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski si dhe kandidati për president Stevo Pendarovski. Parashihet që fjalime të shkurtra të mbajnë edhe bartësit si dhe bartësit e listave zgjedhore të LSDM-së dhe koalicionit.

Koalicioni i udhëhequr nga BDI-ja “Fronti Evropian” sot do të mbajë tubim kryesor në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ndërsa koalicioni opozitar shqiptar “VLEN” do të mbajë tubim në sheshin e Gostivarit.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit