“Sofra Strugane” është aktivitet që realizohet në Strugë.Në kuadër të Projektit “Mundësi të barabarta në kulturë për të gjitha bashkësitë etnike”, realizuar nga Youth dream, më datë 28.10.2023 në Strugë u realizua aktiviteti “Sofra Strugane”. Ky aktivitet u realizua në prezencën e shumë qytetarëve aktiv, aktivistë dhe personaliteteve nga të gjitha bashkësitë etnike. Qëllimi i aktivitetit është diskutimi dhe trajtimi i temave apo problematikave që i bashkon dhe i ndan komunitetet me qëllim simbolizimin e afrimit të bashkësive etnike nëpërmjet “Sofrës Strugane” e cila ka një simbolikë të veçantë në qytetin e Strugës bazuar edhe në karakterin multietnik të qytetit dhe të traditave strugane. Mbrëmja u shoqërua me diskutime dhe debate të cilat prekën çështjet e ballafaqimit të komuniteteve në jetën reale dhe nëpërmjet këngës dhe muzikës në gjuhë të ndryshme, të pranishmit dhanë mesazhin se respektimi i vlerave të kulturave të ndryshme për qytetin e Strugës është një pasuri e përbashkët e cila duhet ruajtur si vlerë që jo çdo qytet e ka.
Postimi në facebook