15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Dokumentet personale pa termin mund ti nxjerrni në pikën e MPB-së në Kisella Vodë të Shkupit

Pika e MPB-së për nxjerrjen e dokumenteve personale të qytetarëve pa termin paraprak do të jetë në komunën e Shkupit, Kisella Vodë.

“Pas vendosjes së ekraneve, brenda pak ditësh kjo zonë do të marrë 12 pika ku qytetarët do të mund të fotografohen për dokumente të reja personale”, thuhet në informacion.

Në postblloqe është planifikuar të fotografohen të gjithë ata që nuk kanë termin për nxjerrjen e letërnjoftimit, patentë shoferit apo pasaportës.

Orari i punës do të jetë nga ora 08:00 deri në 18:00.

Në këtë mënyrë pritet që Ministria të përshpejtojë procesin e dhënies së dokumenteve të reja personale me emrin kushtetues dhe në të njëjtën kohë të shkarkojë postblloqet dhe kabinat ekzistuese në mbarë Shkupin. Sipas parashikimeve ligjore, deri më 12 shkurt 2024 duhet të ndryshohen të gjitha dokumentet personale dhe në to të shkruhet emri i ri kushtetues i shtetit. /KlanMacedonia/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit