15.8 C
Skopje
Sunday, October 6, 2024

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

Mjekja në Gjevgjeli, shtatë vjet i ka trajtuar dhe mjekuar pacientët me diplomë false.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, kur ajo ka aplikuar për punësim me një diplomë false, raporton Kanal 5.

E vërteta del në dritë kur mjekja kërkoi t’i jepej licenca si specialist anesteziolog nga Dhoma e Mjekësisë.

Ajo certifikatën e diplomimit të fakultetit së mjekësisë e dorëzoi vitin e kaluar më 2023 dhe specializimin pesëvjeçar e përfundoi vetëm pak muaj më vonë në 2024. Me këtë u zbulua se ajo në fakt ka diplomuar gjatë përvojës së saj të punës.

Drejtoria e spitalit lidhur me këtë rast duhet të jap sqarime dhe dokumente pranë Prokurorisë së kësaj komune, ku është hapur rast hetimor.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit