Skandal në Dibër: 29-vjeçari me 1.82 promilë sulmon policët dhe dëmton inventarin

Advertisement

Një 29-vjeçar nga fshati Bajramovc i Komunës së Qendër Zhupës është kallëzuar penalisht për tri vepra penale, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarë policorë dhe më pas ka dëmtuar inventarin e një stacioni policor në Dibër.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), më 28 gusht 2026, E.A. dyshohet se ka sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës. Pas arrestimit, ai dyshohet se ka dëmtuar një pjesë të inventarit në hapësirat e stacionit policor.

Ndaj tij janë ngritur dyshime për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, “Rrezikim i sigurisë” dhe “Dëmtim i sendeve të huaja”.

Gjatë kontrollit është konstatuar gjithashtu se 29-vjeçari ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1.82 promilë alkool në gjak.

MPB ka bërë të ditur se kallëzimi penal është dorëzuar dhe rasti është duke u proceduar nga institucionet kompetente.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit