Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ia uroi fitoren Ilijana Jotovës, e cila fitoi dje në zgjedhjet presidenciale në Bullgari.
“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe në emrin tim persona ua uro fitoen zgjedhore presidentes Ilijnana Jotova dhe nënpresidentit Kiril Valçev. Suksesi i presidentes Jotova e pasqyron vullnetin e popullit bullgar. Jam e bibdur se gjatë mandatit të saj, Bullgaria do të luajë rol konstruktiv në rajonin tonë dhe në Evropë”, shkroi presidentja në rrjetin X.
Presidentja shprehu bidje se do ta vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me respekt reciprok, dialog të hapur dhe partneritet të sinjqertë.
“Me vullnet të mirë mund t’i tejkalojmë sfidat ekzistuese, t’i përforcojmë marrëdhëniet maqedono-bullgare dhe ta avancojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin”, shton Siljanovska Davkova në urim.
Çifti i kandidatëve Iliana Jotova dhe Kiril Vlçev fituan zgjedhjet për president dhe zëvendëspresident të Bullgarisë dje me 57,58 për qind të votave, ndërsa Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev morën 39,47 për qind.








