Alarm në Gjermani dhe Zvicër, gjenden gjilpëra dhe magnetë në ëmbëlsirat e Halloween-it, policia nis hetimet

Advertisement

Festa e Halloween-it është shoqëruar me shqetësime në Gjermani dhe Zvicër, pasi disa fëmijë kanë zbuluar objekte metalike të rrezikshme brenda ëmbëlsirave të mbledhura gjatë festës.

Në disa raste janë gjetur gjilpëra metalike dhe magnetë, ndërsa një baba në Zvicër ka raportuar se vajza e tij kishte gjetur një vidë brenda një karameleje.

Sipas mediumit zviceran Blick, policia në Wintzingerode të Gjermanisë ka nisur hetimet pas zbulimit të gjilpërave metalike në disa ëmbëlsira të Halloween-it.

Dyshohet se objektet janë vendosur qëllimisht brenda tyre, ndërsa rasti po hetohet si tentativë për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, transmeton Telegrafi.

Një tjetër incident është raportuar në Appenheim, në landin gjerman Rheinland-Pfalz, ku një djalë nëntëvjeçar ka gjetur dy magnetë të vegjël të ngjitur në një karamele të butë.

Për fat të mirë, fëmija nuk është lënduar, pasi nëna e tij e kishte paralajmëruar që t’i kontrollonte ëmbëlsirat përpara se t’i konsumonte.

Në një rast tjetër, në Zvicër, një baba nga Schönenwerd ka paralajmëruar prindërit pasi vajza e tij, e cila kishte dalë për të mbledhur ëmbëlsira së bashku me një shoqe, ka gjetur një vidë metalike brenda një karameleje.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit