Siljanovska-Davkova takon guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski

Advertisement

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi sot takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, i cili e informoi për treguesit kryesorë makroekonomikë dhe masat e ndërmarra në kuadër të politikave makroekonomike.

Në takim u diskutua për ndikimin e zhvillimeve globale gjeostrategjike, financiare dhe energjetike në ekonominë e vendit, si dhe për pasojat e tyre në industri, tregti dhe ndërtimtari.

Guvernatori vlerësoi se ekonomia është stabile dhe shënon rritje të qëndrueshme, por theksoi se duhet të monitorohen me kujdes varësia nga importi dhe çmimet e ushqimeve dhe energjisë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se burimet njerëzore profesionale dhe kompetente janë thelbësore për funksionimin e suksesshëm të Bankës Popullore dhe ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit.

Sllaveski ka dorëzuar në Kuvend propozimin për zgjedhjen e një zëvendësguvernatori të tretë.

Stabiliteti makroekonomik dhe një sistem i shëndoshë financiar mbeten ndër prioritetet kryesore për përparimin e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit