17.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Siljanovska-Davkova: Strugën do ta bëjmë qytet europian me të gjitha nishanet

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në Tubimin e mbajtur në Strugë, ka deklaruar se pushteti deklaron se vendi ynë është në rrugën europiane, por aspak në realitet nuk është ashtu. Ajo ka thënë se ata vetëm flasin për europën, por vendi ndodhet në gjendjen e njëjtë sin ë peridhën e Luftës së Dytë Botërore.

 “Shumë është e lehtë të flisni se  jeni për Europë, se jeni europain, se gjithçka do të bën për të hypur në trenin europian edhe pse nuk kemi binarë, hekurudhë, por kemi shumë të punësuar atje. Situata është si dikur, si në kohën e Turqisë, ose si në kohën e dy luftërave botërore. Jo, ne nuk kemi për qëllim që të udhëtojmë. Ne e kemi në plan që nga Maqedonia, nga Struga të bëjmë vend të denjtë europin, ku do të dëshirojnë të gjithë të vijnë ti shikojnë këto vende të bukura. Ne kemi për qëllim, por edhe unë nga funksioni i presidentes, që të bëjë, funksion me përgjegjësi, i cili doi ta prezantojë Maqedoninë si shtet krenar, si shtet europian. A është tani ashtu, nuk e besoj!”, ka thënë kandatja përpresidente, Gordana  Siljanovska Davkova.

Ajo ka theksuar se kanë programë me të cilin Struga dh Shteti do të krenohet.

“Do të jemi krenar me Maqedoninë dhe Strugën, nëse kemi shtet i cili është standard, që është i rregulluar, shtet që është ndërtuar në themele të sundimit të së drejtës, shtet i cili është i vogël, por që i ka të gjitha nishanet shtetërore. Por ky shtet për momentin nuk është ashtu”.

Siljanovska Davkova ka folur edhe për partizimin e gjyqësorit, mosfunksionimin e shtetit dhe të gjitha reformat e domosdoshme të cilat duhet të bëhen që shtetit të shndërrohet në një vend me vlera të plota europiane./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit