12.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Siljanovska Davkova: Gjuha e urrejtjes ndaj meje është për shkak se nuk kanë çfarë të promovojnë

Kandidatja për presindete nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga tubimi në Prilep ka thënë se kundërkandidati i saj dhe presidenti aktual përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj saj, për shkak se i mungon llogaridhënia.

“Për shkak të kësaj ndoshta takimet e tyre janë ashtu siç janë, tek ata ka gjuhë të urrejtjes, që të defokusohemi nga ajo që është më e rëndësishme, situata në të cilën ndodhemi, ndërsa ajo është largë europës, larg standardeve europiane, nuk ka sundim të së drejtës, por ka sundim të, siç e quaj unë, disa konsujve, ndërsa sundimi i konsujve nuk është sistem demokratik. Mendoj se para se të kandidohet presieneti, patjetër në fillim duhej të shtyp një raport, respektivisht të japë llogari për atë që e ka bërë, për shkak se ashtu do e konfirmonte legjitimitetin nëse e meriton. Por unë mendoj se nuk do të konfrmohej, pasi ajo llogariodhënie nuk do të kishte shumë faqe, e mesiguri për këto arsye ai tani nuk e din se çka flet”, ka deklaruar Siljanovska Davkova.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, ka thënë se kur shkohet për mandat të dytë duhet të tregoni se sa keni qenë të suksesshëm në mandatin e parë.

“Duhet të dilni dhe të thoni se gjithçka që premtova realizova, tani vijnë ditë të tjera dhe do ua tregojë strategjinë e re. Por nëse nuk keni llogaridhënie, e nuk keni as një faqe për ta mbushur me llogaridhënien, mendoj se është e qartë se nuk keni punuar në plotësimin e nevojave dhe interesave të qytetarëve dhe ju jeni të delegjitimuar, legjitimiteti meret në zgjedhje, por me programë, e më pas në fund të mandatit ju duhet të thoni se gjithçka që premtova realizova, ose kjo e ajo nuk mund të realizoja për shkak të këtyre arsyeve”, ka deklaruar Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së për presidente.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit