12.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Siljanovska Davkova: Pushteti e llogarit shtetin si të tijin, ne do ta bëjmë vend Europian

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga tubimi në Kisella Vodë ka thënë se përfaqësuesit e pushtetit, institucionet dhe pozitat nuk i shohin si pjesë të popullit, por si të tyret personale. Kjo mendësi sipas Davkovës do të ndryshojë menjëherë pas këtyre zgjedhjeve,

“Ata persona që janë në pushtet mendojnë se shteti janë ata, andaj edhe për presidentin thonë ‘i joni’, do të thotë i tyre e jo presidenti juaj. Jo ‘presidenti juaj’, jo ‘Qveria juaj’, jo ‘Maqedonia juaj’ por e tyre, e partisë, e personalisteteve që sillen nëpër Maqedoni e nuk mund të mbledhin as edhe një grusht popull. E kjo nuk është qyllimi ynë. Për dallim nga ata të cilët aspak nuk mund të themi se e bënë Maqedoninë Krenare”, ka deklaruar kandidfatrja për presidente Davkova.

Ajo ka theksuar se nuk nga udhëheqësit e ri të BE-së do të kërkojë që Maqedoninë të bëhet pjesë e BE-së me të gjitha diversitetet që ajo i gëzon.

“Kam për qëllim që me respekt ndaj të gjithë atyre, që pas zgjedhjeve të ardhshme europiane do të jenë në funksionet kyçe vetëm tu them se, po ne jemi pjesë e Europës historikisht, gjeografikisht, në mënyërë kulturore dhe ne duam po ashtu që të jemi pjesë e Europës si të ndryshëm, pjesë e bashkësisë europiane të diversiteteve europiane. Ju lusim si që siç i respektoni diversitetet e atyre brenda Europës dhe të kandidatëve të tjerë, të keni sjellje të njëjtë edhe ndaj nesh. Nuk duam të jemi specifik, nuk duam të jemi jostandardë, duam të ngjajmë me ju, sepse vetëm me ju mund të marrim pjesë në procesin europian të vendimit”, ka thënë mes tjerash kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Më pas ka theksuar se ajo si presidente por edhe VMRO-DPMNE, nuk do të këndojnë vetëm këngë europiane, por se do të ndërtojnë shtet sipas modelit europian.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit