Sijllanovska-Davkova ndau çmimet për fituesit e Maratonës së 39-të të Notit në Ohër

Advertisement

Presidentja Gordana Sijllanovska-Davkova, në cilësinë e patronazhes së manifestimit, ua ndau çmimet fituesve të Maratonës së 39-të të Notit në Ohër.
Në këtë manifestim prestigjioz ndërkombëtar sportiv, i cili për të 39-tën herë u zhvillua në Ohër, fituese në konkurrencën e femrave dhe bartëse e kurorës së dafinës ishte argjentinasja Majte Alen Puka, ndërsa vendin e parë dhe kurorën e dafinës në konkurrencën e meshkujve e fitoi Alessio Occhipinti nga Italia. I treti në finish mbërriti 17-vjeçari maqedonas Petar Cekov, i cili fitoi medaljen e bronztë.
Sijllanovska-Davkova i përgëzoi fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e maratonës, duke shprehur mirënjohje për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe shpirtin sportiv të tyre, si dhe duke u uruar shëndet të mirë dhe suksese të reja sportive.
Në shtegun „Klime Savin“, të gjatë 25 kilometra nga Shën Naumi deri te porti i Ohrit, këtë vit garuan 16 notarë nga tetë shtete: 11 në konkurrencën e meshkujve dhe 5 në atë të femrave, mes tyre edhe katër garues maqedonas.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit