U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët e Kosovës gjatë Lojërave Mesdhetare.
“Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare”, ka shkruar Haxhiu në rrjetet sociale.
Ajo ka treguar se Fshati Mesdhetar këtë herë ka një organizim të veçantë, pasi sportistët janë akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.

“Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.”
Gjatë vizitës, Haxhiu ka takuar nga afër sportistët dhe ka biseduar me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim.
“Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën.”
Garat tashmë kanë filluar, ndërsa Haxhiu ka shprehur mbështetjen për sportistët gjatë çdo paraqitjeje.
“Garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje.”
Ajo ka uruar që puna e sportistëve të shpërblehet me rezultate sa më të mira dhe që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh gjatë Lojërave Mesdhetare.