17.8 C
Skopje
Friday, September 20, 2024

Si bëhet njeriu?

Nga: Friedrich Nietzsche (pjesë nga Ecce Homo)

Po nga se njihet në thelb formimi i mirë?

Nga kjo, që një njeri i formuar mirë ndikon mirë mbi ndjenjat tona; ai është gdhendur nga një dru i butë, i fortë dhe njëkohësisht plot aromë.

Atij i pëlqen vetëm ajo çka i hyn në punë: kënaqësia, dëshira e tij marrin fund sapo tejkalohet masa e dobishmërisë.

Ai gjen vetë ilaçe kundër asaj që e dëmton, shfrytëzon në dobinë e tij rastet e dëmshme dhe gjithçka që nuk e bën të vdesë e bën më të fortë.

Ai bën instiktivisht një përmbledhje të vetën për gjithçka që shikon, dëgjon dhe jeton; ai është një parim përzgjedhës, flak tutje shumë gjëra.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit