16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Shuhet zjarri afër Kalasë së Shkupit

Është shuar zjarri që shpërtheu pasditen e sotme nën Kalanë e Shkupit, në ish hapësirat për dhënie të testit për vozitje ku ishin përfshirë pesë vetura të udhëtarëve.

Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe për konstatimin e shkaqeve që sollën deri te zjarri.

Xvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit deklaroi për MIA-n se me ndërhyrjen e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe se ka vetëm dëme materiale.

“Në shuarjen e zjarrit kanë qenë të përfshirë katër automjete kundër zjarreve dhe 13 zjarrfikës”, ka thënë Tomovski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit