Në një njoftim zyrtar, GJKKO thotë se me kërkesë të Prokurorisë në Shqipëri me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, gjykata ka vendosur që të zëvendësojë avokatin Artan Simonin për mbrojtjen e ish-kryeministrit Sali Berisha me një avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë që të njihet me aktet.
Seanca për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” është shtyrë për t’u zhvilluar ditën e nesërme, 26 Tetor në orën 10:00.
GJKKO bëri me dije se nga ana e mbrojtësve, avokat Sokol Mëngjesi dhe avokat Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.
Në kushtet që dy avokatët e zgjedhur nga ana e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u larguan nga salla e gjyqit, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të Sali Berishës, i cili qëndroi në këtë rol vetëm për pak orë pasi u zëvendësua me një avokat tjetër./tvklan.al/