Një lajm i keq ka mbërritur nga shteti për duhanprodhuesit, të cilëve po u kërkohet të kthejnë paratë e subvencioneve për prodhimin e vitit 2024, të paguara në vitin 2025.
Në kërkesat e dërguara nga Agjencia e Pagesave në adresat e duhanprodhuesve të cilëve po u kërkohet të kthejnë paratë e subvencioneve për prodhimin e vitit 2024, të paguara në vitin 2025. Për ta bërë situatën edhe më të rëndë, këto para duhet të paguhen në llogarinë e Agjencisë së Pagesave brenda 15 ditëve nga pranimi i vendimit, shkruan “Nezavisen”.
Arsyetimi i Agjencisë së Pagesave është se 91 duhanprodhues duhet të kthejnë para nga subvencionet në vlerë prej mbi 20 milionë denarësh, pasi një sasi të duhanit e kanë prodhuar realisht, ndërsa një tjetër më të lartë e kanë paraqitur për të marrë subvencione më të mëdha.
Vendimet e dorëzuara kanë shkaktuar revoltë dhe konfuzion tek duhanprodhuesit, të cilët tashmë dy muaj po presin subvencionet për prodhimin e fundit. Një pjesë e duhanprodhuesve, megjithatë, e arsyetojnë Agjencinë e Pagesave duke thënë se paratë e fituara padrejtësisht duhet të kthehen.
Rrjeti Kombëtar Bujqësor, president i të cilit është Gjeorgji Karakashev, dërgoi një komunikatë për opinionin publik duke kërkuar përgjigje nga Agjencia e Pagesave dhe Ministria e Bujqësisë se përse u janë dërguar kërkesa me shkrim duhanprodhuesve për kthimin e mjeteve.





