Shkup, 10 korrik – Sot bëhen shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, një prej marrëveshjeve më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut. Më 17 qershor 2018, në fshatin Psarades të Greqisë, ish-kryeministrat të asaj kohe, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras nënshkruan marrëveshjen që i dha fund kontestit shumëvjeçar për emrin mes Shkupit dhe Athinës.
Me këtë marrëveshje, shteti ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia hoqi veton për anëtarësimin e vendit në NATO dhe mbështeti procesin e integrimit evropian.
Pas ratifikimit në parlamentet e të dy vendeve dhe ndryshimeve kushtetuese, Marrëveshja e Prespës hyri në fuqi në vitin 2019. Një vit më vonë, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s, ndërsa në vitin 2022 nisi negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Megjithatë, edhe shtatë vjet më vonë, marrëveshja vazhdon të mbetet temë debatesh politike në vend. Përkrahësit e saj e konsiderojnë një kompromis historik që siguroi integrimin euroatlantik, ndërsa kundërshtarët, gjegjesishtë VMRO-DPMNE , që atë kohë ishte në opozit, e tash në qeveri, vazhdonë ta cilësonë si një lëshim të madh në dëm të identitetit kombëtar, madje zyrtarët e kësaj partie edhe pas 7 vitesh shtetit i referohen si Maqedoni dhe jo emrit origjinal Maqedonia e Veriut.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike, Marrëveshja e Prespës mbetet një pikë kthese në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut dhe një nga dokumentet më me ndikim në marrëdhëniet rajonale të Ballkanit gjatë dekadës së fundit. përcjell Zhurnal.mk .





