Komuna e Kumanovës përgatitë aksion kundër “shitësve të paligjshëm”

Advertisement

Shkup, 10 korrik – Komuna e Kumanovës tanimë një kohë të gjatë e ka paralajmëruar një aksion, siç janë shprehur ata, “ndaj shitësve të paligjshëm”, i cili deri tani megjithatë nuk është realizuar. Së fundmi, kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka njoftuar se me të gjitha institucionet kompentente për këtë aksion, i kanë harmonizuar qëndrimet dhe planin e përbashkët.

“Plani i tillë tanimë është i gatshëm dhe pritet që së shpejti të ndodh, mirëpo nuk do ta kumtojmë afatin e saktë, për shkak se shitësit ditën e caktuar, mund të mos dalin për të shitur. Në këtë aksion do të marrin pjesë inspektorët dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të tjera kopentente”, sqaroi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit