Shqipëri / PD-ja mban kuvendin kombëtar

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në Shqipëri, votoi sot ndryshimet në statutin e partisë. Në statut është shtuar një komision që do të seleksionojë kandidaturat për deputet ose kryetar bashkie, dhe do të bëjë një filtër të emrave të cilat më pas do të futen në primare. Pra, në primare nuk shkon kushdo, por kush kalon sitën e këtij komisioni. Ndërsa mbetet i pandryshuar “neni Basha” çka do të thotë se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjeje zgjedhore. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në Kuvendin Kombëtar se PD ka kaluar nga izolimi në një nga forcat politike më të mbështetura ndërkombëtarisht. Gjatë fjalës së tij kreu demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Sorosin që sipas tij, bënë përpjekje për eliminimin e Partisë Demokratike./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit