“Shqipëri e re”, vijon protesta e 14-të në kryeqytet, qytetarët fjalime përpara Kryeministrisë

Sot zhvillohet protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00.

Qytetarët kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Shumë qytetarë kanë marrë mikrofonin, duke mbajtur fjalime.

Ditën e sotme pritet një numër më i madh protestuesish, pasi është thirrur për herë të dytë protestë kombëtare.

Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.

19:22 Foto-Lajm/ Simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria, protestuesit vendosin këpucë përpara Kryeministrisë

Këtë herë protestuesit kanë bërë një gjest ndryshe, duke vendosur këpucë përpara Kryeministrisë, sipas tyre simbol i çdo personi të larguar nga Shqipëria. Në fjalën e saj aktivistja, Luçiana Kokaj, përveçse për Rrjollin, foli edhe për instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.

18:50 Grupi i Pilinçit u bashkohen në sheshin “Skënderbej”, qytetarët distancohen dhe nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Në protestën që po zhvillohet prej dy javësh në Tiranë, një grup i drejtuar nga Pëllumb Pilinçi është shfaqur në shesh me pajisje zanore dhe duke shpërndarë flamuj shqiptarë dhe amerikanë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit