17.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Shpërthen vullkani në Indonezi, evakuohen qindra banorë (VIDEO)

Autoritetet indoneziane urdhëruan 11 mijë banorë të evakuoheshin pas shpërthimeve të shumta të një vullkani të largët, duke rritur frikën se ai mund të përfundojë në det dhe të shkaktojë cunami. Një vullkan në ishullin dhe malin Ruang 725 metra, ka shpërthyer të paktën pesë herë brenda 24 orëve duke hedhur lavë të zjarrtë dhe shtëllunga hiri në qiell. Zyrtarët kishin ngritur alarmin për vullkanin në nivelin më të lartë, duke paralajmëruar njerëzit që të mos shkonin brenda 6 kilometrave nga krateri. Indonezia, ka mbi 120 vullkane aktive, më shumë se kudo tjetër në botë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit